“Hahet mish ariu dhe kafshë të egra”, Rama: “Kazan mediatik” ka edhe në Angli

schedule13:40 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:40 - 18 Qershor, 2020

Nga Ministria e Puneve të Jashtme, Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që vuri në ‘alarm’ mediat britanike, të cilat denonconin se në një restorant në Shqipëri, në Drilon hahet mish i kafshëve, të cilat janë të mbrojtura me ligj.

LEXO edhe: Edhe pse është e ndaluar me ligj, Plarent Ndreca del me armë gjahu në mal

I pranishëm në mbledhjen ku u bë prezantimi i Kryenegociatorit për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, Rama tha se “mediat kazan”, nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet të tjera.

Lexo edhe: Trajçe: Rrezik për koronavirus, restorantet në Shqipëri tregtojnë mishin e kafshëve të egra pa kontroll

Më tej ai shtoi se edhe në Angli ka “kazanë”, referuar lajmit që denonconte restorantin ku hahej mish ariu, dhelpre dhe kafshësh të tjera të mbrojtura.

“Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi. Ka edhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë….Ka sa të duash. Kishte dhe një kazan dje në Angli, dhe thoshte se në Shqipëri shitet mish ariu. Arinj ka sa të duash në Shqipëri, por nuk i kemi për shitje” tha Rama duke hedhur poshtë versionin e britanikes The Independent.

ABC News raportoi diten e djeshme lajmin e publikuar nga britanikja, e cila shkruante se një restorant në Shqipëri, ofronte darka me mish nga arinjtë, e gjuajtur në mënyrë të paligjshme, dhe nga tregtia e paligjshme e kafshëve të egra, që është “jashtë kontrollit” në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!