Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Haga po devijon nga mandati”/ Deputeti Behrami: Trendafilova të thirret nga Kuvendi për sqarime

schedule17:25 - 17 Prill, 2026

schedule 17:25 - 17 Prill, 2026

Ish krerët e UÇK vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin e Hagës, në një proces politik dhe të padrejtë.

Artan Behrami, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që Trendafilova të thirret për sqarime, duke theksuar se Kosova nuk mund të vazhdojë në një gjendje hibride dhe nuk duhet të lejojë dënime nga procese të padrejta.

“Të gjithë deputetët e partive jemi të përbashkuar dhe kemi dy rezoluta që i kemi votuar në Kuvend. Trendafilova të thirret nga Kuvendi për sqarime, sepse Kosova nuk mund të vazhdojë në këtë gjendje hibride, ku kontrollin e kësaj gjykate e ka EULEX-i.



 Që nga fillimi kemi pasur shenja që Gjykata Speciale ka devijuar nga roli dhe këtë rol nuk e ka vetë. Kuvendi i Kosovës e ka obligim ligjor dhe moral që t’i bëjë të qartë Gjykatës Speciale që ka devijuar nga roli. Duhet të japim shenja që shteti i Kosovës nuk lejon dënimin nga një proces i padrejtë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!