Haga ngre një aktakuzë të re kundër liderit të Partisë Radikale Serbe dhe katër zyrtarëve të tjerë

schedule12:52 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:52 - 23 Nëntor, 2023

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Sheshelj, konfirmoi për mediat vendase se aktakuza e Hagës është ngritur kundër babait të tij, liderit radikal Vojislav Sheshelj, si dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë, Miljan Damjanoviç, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviç dhe Miroljub Ignjatoviç.

Aktakuza u ngrit nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i Tribunalit të Hagës.

Është e vërtetë që aktakuza është ngritur. Është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës. Është një akt imagjinar që Tribunali i Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale dhe kjo do të thotë se çfarëdo që ata të gjykojnë si shpërfillje të gjykatës, mund të akuzojnë dikë”, tha Aleksandar Sheshel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!