Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hadribeaj, drejt titullit Botëror/ Boksieri shqiptar mund francezin Samake në Federatën WBC

schedule13:28 - 24 Maj, 2026

schedule 13:28 - 24 Maj, 2026

Dikur është marrë me artet marciale në Tiranë. Ermal Hadribeaj, një kampion I vërtetë I boksit nga Shqipëria, por që garon sot për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, I dha vetes mundësinë të luftojë për titullin kampion në Federatën e madhe WBC.

Në ringun e Oberhauzenit në Gjermani, ai mundi në mënyrë unanime me pikë francezin Samake, pas 12 raundeve. Po flasim për një rival tepër të fortë, që ishte mbi të në renditjen e kësaj Federate dhe që mbante brezin e argjendit, njërit prej kampionëve WBC.

Jemi në peshën e mesme deri në 70 kg, dhe përballë Hadribeajt që mbetet I pathyer në karrierë, u vu gjithashtu një boksier që nuk ishte mposhtur. Francezi, me 19 fitore radhazi në 19 ndeshje si profesionist, luftoi fort dhe e vuri disa herë në vështirësi kundërshtarin.



Hadribeaj është kampion ndërkombëtar në peshat e mesme në WBC, dhe tashmë është pranë titullit të vërtetë botërorë në këtë federatë. Tridhjetedyvjeçari e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi në pikë, duke përballuar reagimin e rivalit, cili padyshim që do të vinte.

Për të janë 23 fitore në boksin profesionist, nga të cilat 8 me nokaut, nuk ka asnjë humbje, edhe është ndalur vetëm një herë në barazim. Trë tre gjyqtarët ia dhanë fitoren me rezultatin  115-113, 115-113 dhe 116-112. Pritet që Hadribeaj të ketë mundësinë në muajt e ardhshëm të ndeshet me kampionin interim, Verxhil Ortiz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!