Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë konferencës rajonale për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Korça u shpreh i vendosur në luftën kundër këtij aktiviteti kriminal.
Ai ka kërkuar mbështetjen e të gjitha strukturave, pasi sipas Nanos të gjithë jemi përgjegjës në këtë luftë.
Drejtori i Policisë bëri me dije se kanë mbështetjen e Guardia Di Finanza, për të monitoruar territoret nga ajri.
Nano: Korça, një qark me rezultate shume të mira në parandalimin dhe zbulimin e lëndëve narkotike. Kjo është një luftë që nuk bëhet vetëm. Korça ka traditë dhe kulturë, çfarë ka ndihmuar në rezultate. Veç personave që kultivojnë ka edhe persona që organizojnë. Ne jemi të vendosur në këtë luftë. E kam kërkuar nga stafi i policisë që të jenë rigorozë dhe të vendosur jo vetëm për të raportuar por edhe goditur dhe asgjësuar bimët e kultivuara.
Kërkoj mbështetje nga te gjitha strukturat. Kemi probleme por terreni malor e bën edhe më të vështirë kontrollin. Të gjitha bashkitë të mbështetin me logjistikë policinë qe të çojmë deri ne fund këtë luftë. Të gjithë jemi përgjegjës në këtë luftë, nuk na përjashton asgjë. Si me mjete si pa mjete ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë punën tonë.
Policia është e vendosur dhe do qëndrojë fort ndaj çdo kultivuesi apo grupi individësh ndaj kultivuesve të kanabisit. Ne kemi mbështetje nga Guardia di Finaca për monitorim nga ajri në çdo qark për të kontrolluar edhe zonat e thella malore të vendit. Habitem që ka ende persona që kultivojnë. Nga kjo veprimtari nuk ka për të përfituar askush që kultivon, apo bën sikur nuk shikon, apo favorizon këtë aktivitet. I themi çdo individi qe as nuk e kultivoni, as nuk e shisni as nuk e trafikoni dot lëndën narkotike./Abcnews.al/