Habit këngëtari shqiptar: Virus dhe grip ka patur çdo herë, tek Covid-19 nuk besoj

schedule09:48 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:48 - 6 Gusht, 2020

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ramadan Krasniqi ka habitur me deklaratën që ka dhënë së fundmi për koronavirusin. Teksa situata nga Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë paraqitet shqetësuese për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, për Danin një gjë e tillë nuk ekziston.

Në një intervistë televizive për mediat në Kosovë, këngëtari tha se nuk beson në ekzistencën e Covid-19, dhe se edhe më përpara numri i vdekjeve ka qenë i lartë nga sëmundjet e tjera.

Virus dhe grip ka patur çdoherë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky po thonë se i pati disa sëmundje e në kuadër të tyre edhe Covid-19. Shpresoj të jem gabim, por e di që nuk jam gabim. Unë nuk besoj për veti. Ndoshta më shajnë 100 mijë, und të thonë se ky qenka debil, por njerëzit vdesin.”, tha ndër të tjera Dani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!