Habit artistja e njohur: S’kam urryer njeri më shumë se sa Donald Trump

schedule15:47 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 15:47 - 15 Dhjetor, 2020

Artistja legjendare 74-vjeçare thotë se kurrë nuk ka urrryer dikë më shumë se sa Presidentin Donald Trump dhe zotohet se do të kërcejë nëse ai përballet me ndjekje penale pas largimit nga detyra. “Unë e urrej atë”, tha Cher për “The Guardian” duke shtuar se nuk ka urryer asnjëherë dikë kaq shumë.

Artistja e krahasoi Trumpin me ish-presidentin George W. Bush, një tjetër objektiv i zemërimit të saj. “Unë pothuajse nuk e pëlqeja Bushin kur ai filloi ato luftëra por një gjë që unë di është se ai e do Amerikën dhe Trump jo.”, thotë ajo.

“Unë thashë nëse Trump nuk mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ai do ta djegë atë. Ai po përpiqet të bllokojë Joe në çdo moment. Është personi më hakmarrës që kam parë ndonjëherë. Mendoj se po lufton kaq shumë seose do të ndiqet penalisht kur të dalë nga Shtëpia e Bardhë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!