“Haaland qëndron te Borussia Dortmund”, drejtori i gjermanëve i vë vulën

schedule10:57 - 3 Maj, 2021

schedule 10:57 - 3 Maj, 2021

Erling Haaland u fut shumë shpejt në arenën e madhe të futbollit dhe brenda pa muajsh nga shpërthimi i tij, Borussia Dortmund operoi shpejt dhe e bleu nga Salzburg.

Pas kësaj, klubet më të mëdha në Europë e duan me patjetër yllin norvegjez dhe po negociojnë me agjentin e tij, Mino Raiola, që kërkon t’i gjejë sa më shpejt një klub që lufton për çdo trofe.

Megjithatë, duket se kjo nuk do të ndodhë këtë verë. Drejtuesit e Borussia Dortmund janë të bindur se nuk e lejojnë shitjen e 20-vjeçarit në merkaton e ardhshme dhe këtë e konfirmon edhe një herë drejtori sportiv i Borussias, Sebastian Kehl.

“Mund t’ju them se Erling Haaland do të luajë me Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm. Jam plotësisht i bindur. E shoh atë çdo ditë në stërvitje dhe jo vetëm dhe mund të konfirmoj se ai identifikohet plotësisht me klubit”, shprehet Kehl. /abcneës.al