Haaland dhe Vinicius “më të shtrenjtët” në planet, në Serie A vendin e parë e mban Lautaro Martinez

schedule13:18 - 10 Maj, 2023

schedule 13:18 - 10 Maj, 2023

Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportive ka publikuar ditën e sotme të dhënat në lidhje me studimin e fundit të kryer mbi vlerën e tregut të të gjithë lojtarëve profesionistë anë e mbarë globit.

Në vendin e parë padyshim është “vikungu” i Manchester City, Erling Haaland, kartoni i të cilit akutalisht vlen plot 200 milionë euro. Mirëpo, vendi i parë nuk mbahet vetëm nga norvegjezi, me anësorin e Real Madrid, Vinicius Junior që kushton po aq sa “makineria” e golave të “qytetarëve”.

Me shifrën 150 milionë euro, qendra studimore ka vlerësuar plot 4 lojtarë, Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, Jamial Musiala nga Bayern Munich, Pedri nga Barcelona dhe Kylian Mbappe nga “gjigandët” francezë të PSG.

Përsa i përket, një prej kampioneteve më të ndjekur në vendin tonë, por dhe më gjërë, Serie A, vendin e parë e mban “demi” i Inter, Lautaro Martinez me vlerë kartoni prej 80 milionë eurosh e pas tij vijnë Rafael Leao nga Milan, Dusan Vlahovic nga Juventus dhe Kvicha Kvaratskhelia nga Napoli, me këta të 3 të fundit që kushtojnë secili nga 60 milionë euro. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!