Gvardiol-Manchester City pranë transferimit, kroati do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

schedule11:53 - 3 Korrik, 2023

schedule 11:53 - 3 Korrik, 2023

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol është një hap larg transferimit te Manchester City. Kështu shkruan mëngjesin e sotëm “Daily Telegraph”, sipas të cilit qendërmbrojtësi është shumë pranë kalimit në oborrin e Pep Guardiola. Gvardiol është kthyer nga një sezon i rëndësishëm me Leipzig, në të cilin ai grumbulloi 41 ndeshje dhe shënoi 3 gola, duke bërë edhe një paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës me Kroacinë.

Gvardiol do të sjellë rreth 100 milionë euro në arkën e klubit gjerman. Drejtori sportiv Max Eberl e konfirmoi këtë në një intervistë.

“Gvardiol dhe agjentët e tij na bëjnë të ditur se lojtari ka dëshirë të shkojë te Manchester City. Tani jemi duke folur me klubin. Me 100 milionë euro plus bonuse, Gvardiol mund të përfundojë në duart e Guardiolës dhe ky operacion do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori”, është shprehur Eberl./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!