Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Guvernatorja Kim ndërhyn në proceset gjyqësore”, Berisha: Nuk e përfaqëson dot presidentin e SHBA-ve

schedule19:35 - 18 Maj, 2022

schedule 19:35 - 18 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Berati se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndërhyrë në proceset gjyqësore në Shqipëri, duke shkelur konventën e diplomatëve.

Sipas Berishës Yuri Kim është përpjekur të pengojë lëvizjen e tij, të burrave dhe grave idealistë që duan të ketë pluralizëm dhe opozitë të vërtetë.

Yuri Kim është një guvernatore që s’mund të përfaqësojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha Berisha.

Lexo edhe:“Rama më me pasion flet për kanabisin sesa për fikun”, Berisha thumbon kryeministrin nga Berati

“Secili prej jush keni pësuar shantaze, ju që donit opozitë të vërtetë. Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë tre vetë që kanë ndikuar negativisht në këto marrëdhënie, Soros, Rama që s’ka asnjë parim as njerëzor e as shqiptar, dhe guvernatorja që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore.
Yuri Kim thërret gazetarët dhe thotë censuroni në mënyrën më të paimagjinueshme duke shkelur Kushtetutën e vendit të saj, pse jepni Foltoren, thërret ata që bëjnë sondazhe. Presidenti i SHBA është mik i shqiptarëve nuk mund të thotë ajo përfaqësoj Presidentin e SHBA. Ajo kur ndërhyn në gjykata, shkel konventën e diplomatëve”, tha Berisha nga Berati.

Takimi i Berishës me demokratët e Beratit u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e gjashtë e turit elektoral të Sali Berishës.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!