Guterres: Njerëzimi është kthyer në një ‘armë të shkatërrimit në masë’

schedule08:45 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 08:45 - 7 Dhjetor, 2022

Njerëzimi është kthyer në një “armë të shkatërrimit në masë”, ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës, tha në një deklaratë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai u bëri thirrje qeverive të botës që të marrin vendime të guximshme në prag të COP15 për biodiversitetin, duke paralajmëruar se nuk ka kohë për të humbur.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, ish-kryeministri i Portugalisë ka vënë në qendër të vëmendjes ndryshimet klimatike. Denoncimet e tij  përpara fillimit të COP15 treguan se fati i bimëve dhe kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje është gjithashtu në axhendë.

Sfidat me të cilat përballet COP15 janë të mëdha: një milion specie, kryesisht insekte janë në rrezik zhdukjeje.

Kimikatet, plastika dhe ndotja e ajrit po shkatërrojnë  tokën, ujin dhe ajrin, ndërsa ngrohja globale nga djegia e lëndëve djegëse fosile po shkakton kaos klimatik.

/abcnews.al