Guroret e pyllëzimi në Berat/Rama: Kapini për fyti pronarët

schedule15:15 - 24 Shkurt, 2018

schedule 15:15 - 24 Shkurt, 2018

Nga qyteti i Beratit kryeministri paralajmëroi se do të merren masa të ashpra kundër guroreve që nuk do respektojnë kontratat sa i takon mjedisit. Ndërsa punëtorëve që protestojnë për mospagesat i bëri thirrje t’i kërkojnë llogari pronarëve.

“Kapini për fyti pronarin, ai duhet përgjigjet një për një”

Kjo është përgjigja e kryeministrit Edi Rama për punëtorët që bllokuan një ditë më parë aksin rrugor Berat Skrapar sepse nuk janë paguar nga administratorët e guroreve.

“T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë.”

I shoqëruar edhe nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kreu i qeverisë diskutoi në Urën Vajgurore me nismëtarët për mbylljen e guroreve në kodrën e komunitetit si edhe për masat e marra dhe planin e trajtimit të mëtejshëm të guroreve në qarkun Berat e në mbarë Shqipërinë. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!