Gurishta: Vllaznia do rikthehet, i kemi cilësitë! Kastrioti finalja jonë

schedule15:41 - 19 Nëntor, 2021

schedule 15:41 - 19 Nëntor, 2021

Kastrioti është finalja e Vllaznisë dhe këtë e thotë hapur kapiteni i kuqebluve, Erdenis Gurishta. Mbrojtësi vlerëson krutanët dhe thekson se nuk ka ndeshje të lehta, pasi edhe Tirana kryesuese ka vuajtur me ekipet e cilësuara si jo pretendente apo të vogla.

“Normalisht që është kundërshtar i vështirë. Ky kampionat ka treguar se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Po të marrim një shembull konkret, Tirana e vendit të parë që ka bërë një fazë të parë thuajse perfekte, pikët e i ka lënë kundër Kastrioti dhe Egnatias. Të gjitha ndeshjet me rivalët për titull i ka fituar. Ndeshja e nesërme duhet marrë seriozisht dhe të fitohet patjetër. Lojtarët janë të motivuar për të marrë maksimumin kundër Kastriotit”.

“Di të them që jemi të vetëdijshëm që ekipi ka shumë cilësi për të dalë nga kjo situatë. Jam i sigurt që shumë shpejt do të vijnë rezultatet pozitive të Vllaznisë. Besoj se do kthehemi shumë shpejt aty të gjithë tifozët e dëshirojnë. Do bëjmë më të mirën tonë që të marrim maksimumin e pikëve, duke filluar që nesër kundër Kastriotit. Kjo është finalja jonë”.

“Tifozët mund të jenë mërzitur dhe me të drejtë, pasi kanë pritur shumë prej nesh, por ato që kanë kaluar nuk kthehen më. Tifozët duhet t’i japin ekipit kurajo edhe në momente të këqija dhe besoj se ne kemi nevojë për ta. Shumë shpejt Vllaznia do kthehet aty ku të gjithë e dëshirojmë.  Vllaznia nuk është e sezonit të kaluar për momentin.

Kur nuk është e sezonit të kaluar, normalisht që shfaqen probleme edhe të lojtarëve të caktuar. Kam pasur një dëmtim në fillim të kampionatit dhe besoj se e kam kaluar tani. Dita ditës po rikthehem tek ai Gurishta e sezonit të kaluar. E rëndësishme është Vllaznia të kthehet e sezonit të kaluar, e jo Gurishta”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!