Vllaznia u mposht nga Laçi një ditë më parë dhe Tirana e vendit të parë është 13 pikë larg, çka i sfumon shumë shanset e shkodranëve për titullin kampion.
Polemikat kanë qenë të shumta për një gol të anuluar të shkodranëve në pjesën e parë, me VAR. Presidenti Alban Xhaferi e ka cilësuar një turp.
Së fundmi ka reaguar edhe kapiteni Erdenis Gurishta, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Padrejtësitë na bëjnë më të fortë. 17 finale na presin”. / abcnews.al