Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gurët e shtëpisë time”/ Roshnik, fshati i pesë vezireve qyprillinj

schedule18:55 - 29 Mars, 2026

schedule 18:55 - 29 Mars, 2026

Roshniku i Beratit është fshati që i dha pesë vezire perandorisë osmane. Këtu, Ardit Fiska, na thotë se futja e Roshnikut, në listën e 100 fshatrave është një “plus shume i madh për bizneset dhe për fshatin”.

“Atdheu është të kthehesh, të investosh”. “Guri i rëndë në vend të vet”, na thotë ai. Historia e fshatit është e ndërthurur midis Bizantit dhe perandorisë osmane. Vreshtat janë krenari e fshatit.

Petrit Fiska na tregon vreshtat e babait dhe shishet e djalit duke shtuar se nga prodhimet e rrushit, nuk humbet asgjë. Vera me e mire është ajo qe mbahet në butë lisi dhe është kënaqësi ta pish nen hijen e hektarëve me vreshta.



Por “Rakia nuk pihet kot”. Tradita e dollisë shqiptare është e dokumentuar ne liber. “E do burri një gote raki, flet edhe anglisht pastaj”, na thotë duke qeshur Petriti. Çertifikimi i angroturizmeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe Petriti ka qenë i pari që e ka bërë.

Sic thotë ai, kushtet dhe kriteret rregullojnë tregun. Këtu rakia prodhohet në kazane bakri, ndërsa vera e prodhuar prej tij ka fituar dy çmime ndërkombëtare. Brendimi i verërave shqiptare është e ardhmja për prodhimin nga rrushi autokton i zones, por markimi ne tregun ndërkombëtar kërkon angazhim dhe seriozitet. “Kemi hyre ne rrugën e duhur, është në fazat e fundit”, na thotë Petriti.

Në Roshnik, turistët mësojnë edhe si të gatuajnë ushqimet tona tradicionale dhe për këtë kujdeset Lumja. Lakrori bëhet me lakra te egra dhe lulëkuqe. Prodhimet këtu janë bio dhe pak më tej është ferma, me lope, dhi e keca, pata e kuaj. “Kur je i merzitur me njerëzit, hajde shplodhu me kafshët”, na thotë Petriti. Ai ka qenë emigrant në Greqi.

“Nuk me thote njeri çfarë do ti këtu. Tabani yt është atje ku ke lindur e je rritur…Ne Greqi, “na shihnin me një lloj përbuzje sikur në jemi vetëm punëtore…Këtu u them në gjuhën mikpritëse, mire se ke ardhur”, na thotë.

Specialitetet e fshatit përfshijnë edhe turshi shumë të veçanta, si ato të pjeprit dhe mashurkave. Xhamia e Roshnikut është shumë e veçantë. U projektua nga Sinan Pasha dhe u ndërtua nga njeri prej vezireve Qyprillinj. Roshniku i Beratit është fshati qe i dha pese vezire perandorisë osmane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!