Manchester City ka nxjerrë në shitje Raheem Sterling dhe për ta zëvendësuar, Guardiola ka zgjedhur një tjetër yll të kombëtares së Anglisë: Jack Grealish.
Anësori i Aston Villas admirohet shumë nga Guardiola dhe mësohet se menaxheri i Cityt ka udhëzuar drejtuesit të hyjnë në tratativa për të blerë 25-vjeçarin.
Operacioni i transferimit të tij pritet të kushtojë diku te 100 milionë euro. Këtë sezon me Aston Villa ai shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste në 27 ndeshje. /abcnews.al