Guindo: Te Skënderbeu nuk më besuan, goli ndaj Partizanit ishte i rregullt

schedule19:33 - 22 Shkurt, 2020

schedule 19:33 - 22 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Bylisit, Saliou Guindo, shënoi golin e barazimit 2-2 kundër Partizanit, një gol “fantazmë”. Pas ndeshjes, 23 vjeçari foli për Supersport, aty ku tha se goli i tij është i rregullt, si dhe preku aventurën e tij te Skënderbeu.

“Jam shumë i lumtur që shënova, që i dhashë një pikë skuadrës në një ndeshje kaq të rëndësishme. E dinim ndaj kujt skuadër po luanim, ishte një pikë e rëndësishme.

Goli? Për mua, shikoni pamjet, topi e ka kaluar vijën. Këmba e Belicës është e futur brenda, për mua është gol. Siç e dini, futbolli ka të bëjë me shanset që të japin dhe me besimin që të tregojnë. Për mua ishte shumë e vështirë, shkova vonë te Skënderbeu dhe nuk isha mirë fizikisht. Kisha dhe rivalë si Krasniqi dhe Otto John”, tha Guindo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!