Në Shkodër guidat turistike edhe pse janë të licensuara shumë pak ose aspak merren në konsideratë nga agjensitë që sjellin turistë të huaj në këtë vend. E kundërta ndodh në vendet fqinje, ku turistëve u vihen në dispozicion guidat vendase.
Pamje të tilla janë të përditshme në kalanë e Shkodrës. Besohet se më shumë se 100 mijë turistë në vit vizitojnë objektet e trashëgimisë kulturore dhe historike në këtë qytet.
Një pjesë e agjencive turistike të huaja bashkëpunojnë me operatorët turistikë vendas dhe turistëve u vënë në dispozicion edhe guidat turistike shqiptare.
Por nuk ndodh përherë kështu.
Ndërkohë agjensitë e huaja veprojnë të pavarura dhe me guida nga vendet fqinje siç janë Mali i Zi, apo Kroacia.
Guidat shqiptare nuk janë pjesë e axhendave të tyre turistike. Sokol Hoxha kryetar i shoqatës së operatorëve turistik thotë se ky është një problem pasi sipas tij kërkohen rregulla dhe forcim të legjislacionit për zhvillimin e turizimit.
Mesatarisht 12 autobusë me turistë të organizuar nga shtetet te ndryshme vizitojnë Shkodrën në ditë.
Pjesa më e madhe e tyre kanë guida nga vendet e tyre.
Në Shkodër janë rreth 30 guida të licensuara prej të cilave 5 janë guida malore.
Por shumë nga këto nuk angazhohen.
Ndryshe nga Shqipëria në vendet e rajonit agjencitë e ndryshme detyrohen të marrin guidat vendase.
Këtë rol në territorin tonë më së shumti e kryejnë individë të pavarur dhe jo të liçensuarit.
Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli