Fitorja e rëndësishme në Laç ka afruar Partizanin me kreun dhe ka rikthyer qetësinë në ambientin e “Demave të Kuq”. Ultras Guerrils mbështetën si gjithmonë skuadran e zemrës në transfertën kurbinase dhe janë kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të Sormanit.
“Partizani që të gjithë duam u pa në ndeshjen me Laçin. Lojtarët u panë të bashkuar dhe luftuan në fushë ashtu siç duhet të bëjnë në çdo ndeshje. Kampionati sa fillon e nxehet, ndeshjet vështirësohen dhe te Partizani duhet të mbizotërojë harmonia, pasioni dhe egoja e fitores.
Lojtarët të japin zemrën në fushë. Drejtuesit dhe presidenti t’u qëndrojnë afër dhe ta mbështesin ekipin çdo moment. I bëjmë thirrje që të jenë të gjithë të bashkuar deri në fund dhe të injorojnë çdo ndikim dashakeq kundrejt ekipit kampion.
Guerrils, si çdo herë do të mbështesin ekipin fuqishëm dhe do të jemi në çdo hap me ju. Çunat zemrën në fushë, tifozët zemrën në tribuna! Të gjithë të bashkuar ia dalim! Përjetë me ty Partizan!“, lexohet në deklaratën e ultrasve të kuq. /abcnews.al