Një fitore do e shpallte Manchester City kampion të Anglisë sot, por ekipi i Pep Guardiolës humbi 1-2 në shtëpi ndaj Chelsea, edhe pse e mbylli në avantazh pjesën e parë falë golit të sulmuesit Rahem Sterling.
Festa është shtyrë për javën tjetër, teksa Pep Guardiola kapet te gjërat pozitive të ekipit të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Ndaj Chelsea do të përballet sërish më 29 maj në finalen e Champions League.
“Ishte një ndeshje shumë e mbyllur, por, në përgjithësi, ne zhvilluam një ndeshje të mirë. Humbën shansin e madh për të mbyllur ndeshjen në pjesën e parë nga pika e penalltisë. Ne po luanim më mirë si skuadër.
Po sulmonim dhe ia dolëm të kalojmë në avantazh, teksa na mungon edhe një penallti tjetër. Vetëm arbitrat e dinë pse nuk e akorduan. Krijuam disa raste për gol dhe jam i kënaqur me paraqitjen e djemve.
Kemi edhe tre mundësi të tjera për t’u shpallur kampionë të Anglisë. Duhet të nxjerrim mësime nga humbja e sotme dhe të vazhdojmë përpara. Do të përballemi sërish me Chelsea pas 21 ditëve“, deklaroi Pep Guardiola. /abcnews.al