Guardiola: Te City m’u plotësua ëndrra të punoj në vendin e Beatles dhe Sheakspeare

schedule16:38 - 4 Mars, 2021

schedule 16:38 - 4 Mars, 2021

Manchester City po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. 21 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet për ekipin e Pep Guardiolës, që po luan bukur dhe po mposht çdo kundërshtar.

Trajneri spanjoll ndihet i lumtur te “Cityzens” dhe nuk ka ndërmend të largohet. Gjatë një bisede me Rio Ferdinand në BT Sports, Guardiola ndalet edhe te aventurat e mëparshme si trajner. “Ambicia ime më e madhe ka qenë gjithmonë prodhimi i një futbolli të bukur.

Nuk mund të them që nuk kam qenë i lumtur te Barcelona apo Bayern Munchen, përkundrazi, por e kisha ëndërr të vija në Premier League. Doja të punojë në vendin e Sheakspeare, Beatles dhe Osasis, në vendin e teatrove dhe kinemasë.

Nuk ka lidhje vetëm futbolli, ky vend është tepër i veçantë. Te Barcelona ndihesha si në shtëpinë time, ajo ishte edhe skuadra ime. Njësoj edhe te Bayerni, nuk mund ta imagjinoni se çfarë klubi janë, edhe Mynihu është qytet i jashtëzakonshëm.

Privilegj për mua që kam punuar te Barcelona dhe Bayern Munchen, por te City po kaloj vitin e pestë dhe ndihem për mrekulli. Njësoj jam ndjerë edhe sezonin e kaluar, edhe pse e mbyllëm pa asnjë trofe të fituar. Kam shumë miq këtu, ndihem i mbrojtur.

Tifozët më duan, skuadra më ndjek, më pëlqen shumë të punoj me djemtë që kam. Ndonjë aspekt negativ? Urrej vjeshtën dhe dimrin, do të preferoja që klima të ishte më e mirë në Angli“, përfundon 50-vjeçari katalanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!