Pep Guardiola hedh poshtë të gjithë zërat që e shohin atë larg Manchester City. Në konferencën e sotme për shtyp ai ishte shumë i qartë në lidhje me të ardhmen e tij.
Spanjolli nuk do të largohet nga kampionët e Anglisë, sido që të dalë finalja e Champions League kundër Chelsea mbrëmjen e nesërme.
“Do të qëndroj te Manchester City. Jam i sigurt, çfarëdo që të ndodhë nesër. Fitoj apo humbas finale, kjo nuk e ndryshon të ardhmen time”.
City nesër luan për herë të parë një finale në Champions League dhe sigurisht që do kërkoja të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al
Pep Guardiola just confirmed on press conference: “I’m staying at Manchester City, I’m sure – whatever happens tomorrow. Winning or losing the final won’t change my future”. ? #MCFC https://t.co/1xb5pJX8uI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2021