Dimitar Berbatov e njeh mirë Premier League. Ish-sulmuesi i njohur bullgar ka luajtur me ekipe si Manchester United, Tottenham dhe Fulham në ishull.
Në një prononcim për AS, 39-vjeçari, i cili po punon si opinionist për Betfair, ndalet te dyshja Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, trajnerët e Manchester City dhe Tottenham, teksa zbulon edhe ekipin që do të bëjë surprizën në sezonin që nisi ditën e sotme.
“Guardiolën e pret një vit shumë impenjativ. Sipas mendimit tim, nëse ai nuk ia del të fitojë Champions League pse titullin kampion, do e shkarkojnë. Nëse ia del, atëherë do të vijojë edhe për shumë vite të jetë trajneri i Manchester City.
Mourinho? Jose nuk ka justifikime për këtë sezon. E nis nga fillimi si i barabartë me të gjithë. Shpresoj që drejtuesit e Tottenham t’i dhurojnë ndonjë përforcim përpara mbylljes së merkatos. Liverpool dhe City janë favoritët për fitimin e titullit.
Por, kujdes ekipin e Chelsea. ‘Blutë e Londrës’ do të jenë surpriza e kampionatit, kështu që të gjithë duhet të kenë kujdes ndaj tyre“, deklaron ish-sulmuesi i njohur bullgar. /abcnews.al