Guardiola parashikoi gjithçka para sfidës me “bavarezët”: I thashë Haaland se do të shënosh në pjesën e dytë

schedule10:03 - 22 Prill, 2023

schedule 10:03 - 22 Prill, 2023

Manchester City “fshiu” me spektakël “bavarezët” e Bayern Munich nga Champions League, me “qytetarët” që në asnjë moment nga të dyja sfidat nuk rrezikuan kualifikimin duke e mbyllur çerek-finalen në favorin e tyre, me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1.

Mirëpo, në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e enjte, tekniku Pep Guardiola ka treguar një nga “prapaskenat” më interesante të javëve të fundit në botën e futbollit. I pyetur nga gazetarët se pse Haaland nuk shënoi me një prekje të topit, tekniku spanjoll tregoi se kishte “parashikuar” gjithçka në dhomën e zhveshjes, madje kishte gjetur ekzaktësisht dhe intervalin kohor të shënimit të golit.

“Është futboll. Ndonjëherë keni nevojë për një prekje, ndonjëherë dy, ndonjëherë tre, ndonjëherë dhjetë. Ky nuk është një program e as inteligjencë artificiale. Nuk është se ju jeni në krye të lojtarit. A e dini pse iu deshën tre prekje? Sepse Upamecano rrëshqiti.

Para ndeshjes i thashë: “Erling , mes minutave 55 dhe 70 Upamecano do të rrëshqasë, do të bësh tre prekje dhe do të shënosh. Kështu do të ndodhë”,- u shpreh tekniku spanjoll gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!