Kalendar i ngjeshur, tre ndeshje në javë dhe pak kohë për t’u përgatitur për sfidën pasardhëse. Ekipet po pësojnë shumë dëmtime për shkak të ngjeshjes së kalendarit, teksa problem është edhe pandemia nga ana tjetër.
Pep Guardiola nuk duron më dhe ka shpërthyer në një deklaratë për Daily Mail. Trajneri i Manchester City e cilëson problematike situatën dhe thekson se lojtarët po humbasin dëshirën dhe pasionin për të zbritur në fushë.
“Kjo situatë ka krijuar një problem të madh, futbollistët po humbasin dëshirën për të luajtur futboll. Dikur kishte lezet, luanim një ose dy ndeshje në javë dhe stadiumet ishin plot.
Tani luhet shumë, zhvillojmë tre ndeshje në javë dhe nuk kemi kohë për t’u përgatitur. Nuk ndalemi në asnjë moment. Na pret sfida me Porton, shpresojmë të fitojmë dhe më pas kemi ndeshjen me Fulham“, deklaron Guardiola. /abcnews.al