“Guardiola nuk ka çfarë jep më, City nuk e ka shkarkuar vetëm për një shkak”

schedule14:18 - 6 Nëntor, 2020

schedule 14:18 - 6 Nëntor, 2020

Ky është sezoni i pestë që Pep Guardiola ndodhet në stolin e Manchester Cityt. Trajneri spanjoll ka fituar 8 trofe si trajner i klubit anglez, por mungon ai më i rëndësishmi, kupa e Champions League. Në fund të sezonit i përfundon kontrata, teksa kritikat ndaj tij nuk mungojnë.

Dietmar Hamann, ish-mesfushori i Liverpool, Manchester City dhe kombëtares gjermane, analizon për Bild se pse 49-vjeçari vazhdon të jetë akoma trajneri i “Cityzens”.

 

Dietmar Hamann kur luante me Cityn…

Mendoj se ky është sezoni i fundit i Pep Guardiolës si trajner i Manchester Cityt. Nuk e kanë shkarkuar akoma vetëm për shkak të emrit dhe reputacionit që ka. Çdo trajner tjetër do të shkarkohej menjëherë pas humbjes së turpshme ndaj Lyon në Champions.

Guardiola rrallë qëndron më shumë se tre sezone në një klub. Ju kujtohet çfarë thonin lojtarët e Bayernit? Ata u shprehën se ishin të sfilitur pas tre viteve punë me Guardiolën. Mendoj se ekipet e tij janë brilante për 2-3 vite, jo më shumë“, deklaron Hamman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!