Ndeshja e radhës e Manchester City është në transfertë. Ekipi i Guardiolës do të ndeshjet me Crystal Palace, që numëron dy pikë më pak se kampionët.
Trajneri spanjoll vlerëson ekipin e Roy Hodgson dhe nuk i kursen thumbimet për rivalët e Liverpoolit, të cilët do të luajnë të dielën përballë United.
Guardiola ka një koment edhe për periudhën e festave. Pothuajse të gjithë pushojnë, ndërsa ekipet angleze rrisin një marsh më shumë.
KUNDËRSHTARI – “Hodgson e mori Crystal Palace me zero pikë dhe arriti ta shpëtojë. Edhe sivjet po zhvillojnë një sezon të rëndësishëm dhe kanë lojtarë të talentuar në përbërje”.
IRONIA – “Ndodh gjithmonë kështu, por asnjëherë nuk na ndodh ne. Adhuroj të luaj në ‘Boxing Day’ dhe të shoh familje në stadium, por lojtarët duhen mbrojtur. Ky sistem nuk e bën diçka të tillë. Ne jemi gati për të luajtur, por nuk arrijmë të rikuperojmë energjitë. Komandojnë televizionet, ndoshta bëjnë tifo për ndonjë ekip tjetër. Është e tepërt diçka e tillë”. /abcnews.al