M’Gladbach është një nga surprizat më të bukura të fazës së grupeve në Champions League. Ekipi gjerman siguroi kualifikimin në një grup me Real Madrid dhe Inter, teksa fitoi të dy ndeshjet ndaj Shakhtar Donets me rezultatin e përgjithshëm 10-0!
Në Gjermani janë një emër i madh dhe Pep Guardiola e mësoi një gjë të tillë gjatë tre sezoneve që drejtoi Bayern Munchen. Shorti vuri sot përballë Manchester City me M’Gladbach, kundërshtar për të cilin trajneri spanjoll ka vetëm fjalë të mira.
“Gjatë eksperiencës time në Bundesligë mësova sesa e madhe dhe e rëndësishme është M’Gladbach në Gjermani. E respektoj shumë bukurinë e futbollit të tyre.
U kualifikuan në një grup shumë të vështirë dhe zhvilluan dy ndeshje të shkëlqyera ndaj Shakhtar Donetsk. Uroj të jemi në gjendjen më të mirë në muajin shkurt, ky është shqetësimi kryesor“, deklaron Guardiola. /abcnews.al