Guardiola ndërron mendje, piketon talentin 20-vjeçar si pasues të Sane

schedule14:37 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:37 - 29 Qershor, 2020

Leroy Sane do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City. Sulmuesi i majtë gjerman, pritet të transferohet te Bayern Munchen që e kërkon prej një kohe të gjatë.

Pep Guardiola u shpreh disa ditë më parë se nuk do të futej në merkato për të gjetur pasuesin e 24-vjeçarit të kombëtares gjermane, dhe zgjidhja do të vinte nga brenda. “Kemi në skuadër lojtarë sulmues të shkëlqyer, të cilët mund të aktivizohen në disa pozicione.

Gabriel Jesus mund të luajë në të majtë të sulmit, ashtu si edhe Phil Foden. Mos të harrojmë Sterling, edhe Raheem mund të aktivizohet në atë rol. Nuk e kemi mendjen te Sane, kemi prioritete të tjera për momentin“, u shpreh trajneri spanjoll.

Megjithatë, City ka hedhur sytë nga merkato dhe piketuar pasardhësin e Sane. ESPN raporton se ai është Dwight McNeil. 20-vjeçari (pjesë e Anglisë U-21) luan në krahun e majtë të sulmit edhe aktivizohet me Burnley në Premier League.

Dy gola ka shënuar McNeil këtë sezon, ndërsa numëron gjashtë asiste të dhuruara për shokët e skuadrës. Guardiola e pëlqen lojtarin dhe City po përgatit ofertën e parë për klubin e Burnley. /abcnews.al