Manchester City iu fal golit të Rahem Sterling për të marrë tre pikët në një transfertë të vështirë si ajo e Southampton. Pep Guardiola ndihet i kënaqur me rezultatin dhe thur elozhe për ekipin kundërshtar.
“Në pjesën e dytë u paraqitëm më mirë, por nuk ia dolëm të shënonim një tjetër gol. Në fund rrezikuam, Southampton mund të barazonte ndeshjen.
Southampton është një ekip i ashpër, janë shumë kompaktë dhe të krijojnë mjaft probleme. Mos të harrojmë Ward-Prowse, gjuajtësi më i mirë i goditjeve të dënimit që kam parë në jetën time.
Ata janë realisht një skuadër e fortë dhe po bëjnë shumë mirë në kampionat. Arritëm një rezultat të mirë, që do ta na japë më shumë besim në vazhdimin e kampionatit“, deklaron Guardiola. /abcnews.al