Padyshim ky sezon i Premier League ka qenë ndër më fanstasikët e viteve të fundit, me “topçinjtë” e Arsenal që janë shumë pranë titullit kampion pas 19 vitesh pritje, e me “qytetarët” e Manchester City, që nuk i “ndahet” në asnjë moment djemve të Artetas, ku pas 30 javësh kampionat Arsenal kanë 6 pikë më shumë se City, mirëpo këta të fundi janë një ndeshje mangët, pa llogaritur këtu dhe përballjen e 26 prillit mes tyre, përballje e cila pritet të vendosë fatet e kampionatit.
Për “luftën” e kreut në Premier League, ditën e sotme ka folur dhe tekniku i Manchester City, i cili në një konferencë për shtyp të zhvilluar në kuadër të sfidës së nesërme ndaj Leicester tha se djemtë e tij do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të kenë 1 shans për titullin kampion.
“Ne na ndihmon stabiliteti dhe fakti që fitojmë ndeshje. Në fillim të këtij sezoni nuk arritëm ta bënim këtë. Ndeshjet tona të mira ishin vërtet shumë të mira, por ne nuk ishim të qëndrueshëm. Të gjithë e dinë se nëse humbim, nuk do ta fitojmë titullin, kështu që detajet janë më të rëndësishmet. Nesër do të jetë kështu: nëse humbasim, nuk do të bëhemi kampionë. Nëse fitojmë, do të qëndrojmë në luftë. Nuk duhet harruar se jemi 6 pikë prapa Arsenalit dhe kjo skuadër rrallë herë ka humbur pikë gjatë këtij sezoni. Përveç kësaj, ata luajnë një ndeshje në javë, kanë kohë të rikuperohen dhe të analizojnë.
Problemi ynë është se Arsenali ka qenë i mrekullueshëm deri më tani. Ata janë vërtet të mirë, por ne gjithashtu performuam mirë. Nuk do të thosha se është një fatkeqësi. Ne jemi ende në luftë, por ka një ekip që është më i mirë se ne. Ju duhet ta pranoni dhe më pas të vazhdoni.
Manchester City ka ritëm, ai na ndihmon. Do të luajmë në shumë turne deri në fund dhe kjo na ndihmon. Ndonjëherë humbasim ritmin kur ka një javë ndërmjet ndeshjeve. Kur luajmë të shtunën dhe të martën, lojtarët janë më të koncentruar. Nëse kemi një javë ose dy ditë pushim, do ta humbasim atë ritëm. Pas 6-7 javësh lufta do të përfundojë. Dhe tani lojtarët do të bëjnë gjithçka për të vazhduar në të njëjtën frymë”,- u shpreh në fjalën e tij tekniku i Manchester City. /i.m /abcnews.al