Pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë disa javë më parë, trajneri katalanas u rikthye për të drejtuar Manchester City në seancën e zhvilluar stërvitore pasditen e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.
Guardiola duhej të udhëtonte urgjentisht në Barcelonë për operacionin. City tashmë ka njoftuar se trajneri spanjoll ësthë rikuperuar plotësisht dhe do të mund të rifitojë vendin e tij në pankinë. Në mungesë të tij, ishte asistenti i tij besnik Juanma Lillo që u ul në stol në ndeshjet kudnër Sheffield dhe Fulham.
Me përjashtim të çdo surprize, Guardiola do të jetë i pranishëm në rinisjen e kampionatit të shtunën pas pushimit për ndeshjet kombëtare./h.ll/abcnews.al
You guessed it! ? https://t.co/mq6k9pzBUU pic.twitter.com/h6eqLXF9rA
— Manchester City (@ManCity) September 13, 2023