Guardiola komplimenton “pulëbardhat”: Brighton është një ekip plot yje, De Zerbi një nga trajnerët më të mirë

schedule19:14 - 23 Maj, 2023

schedule 19:14 - 23 Maj, 2023

Pasi siguruan fitoren e trofeut të Premier League, Manchester City i Pep Guardiolas do të luajë këtë javë 2 ndeshjet e fundit të Kampionatit anglez, ku e para do të jetë transferta e mbrëmjes së nesërme ndaj “pulëbardhave” të Brighton.

I pranishëm në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, në prag të sfidës së nesërme, tekniku Pep Guardiola fillmisht përgëzoi rivalët për kualifikimin në Europa League e më pas e krahasoi skuadrën e Brighton, me një “restorant me shumë yjë Michelin”.

“Unë e përgëzoj Brighton për arritjen e jashtëzakonshme të kualifikimit në Europa League.

Mendoj se Roberto është një nga trajnerët më me ndikim të 20 viteve të fundit. Asnjë ekip nuk luan si Brighton , ai është unik. Ndjeva se Roberto do të kishte një ndikim të rëndësishëm në lojë, por nuk prisja kaq shumë dhe kaq shpejt.

Brighton krijon 20-25 raste, ai monopolizon posedimin si askush tjetër për një kohë të gjatë. Portieri është si një mesfushor mbajtës. Nëse nuk luan në një nivel të lartë, ai mund të bëjë çfarë të dojë në një ndeshje kundër teje.

Brighton e meritoi suksesin dhe unë përpiqem të mësoj nga ky ekip. Është po aq unik sa një restorant me yje Michelin. Në Katalonjë kishte një restorant “elBulli” dhe Ferran Adria ishte shefi më i mirë për shumë vite, ai ndryshoi kuzhinën. Dhe Brighton tregon diçka të veçantë.

Ka të bëjë me atë se sa shpejt merren vendimet. Lojtarët e Brighton janë mjeshtra për të përcaktuar se kur duhet të kalojnë topin te një lojtar i lirë, ata janë më të mirët në botë”,- tha trajneri i Manchester City. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!