Manchester City e donte shumë transferimin e Harry Kane, por 150 milionë euro për transferimin e tij nuk mund të paguheshin. Tottenham ishte i vendosur ta mbante dhe ashtu bëri.
Trajneri Pep Guardiola është pyetur sërish në lidhje me Kane: “Tani mund të thuash, Harry Kane nuk erdhi dhe gjithçka po shkon mirë, por në atë kohë nuk e dija se si do të shkonte sezoni, kishim frikë.
Ne u përpoqëm, por Tottenhami e kishte të qartë se nuk do të ndodhte transferimi. Kur të hedhin poshtë ofertën dy, tri apo katër herë, ka mbaruar.
Pas kësaj ne pamë skuadrën dhe nuk ishim të sigurt. Më pas humbëm ndaj Tottenham dhe kundër Leicester në Community Shield. Nuk kam qenë kurrë i zhgënjyer nga klubi për merkaton”. / abcnews.al