Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola: Ishim naivë ndaj Leeds, në 10 minutat e fundit na dominuan

schedule17:37 - 10 Prill, 2021

schedule 17:37 - 10 Prill, 2021

Manchester City pësoi humbjen e parë pas gjashtë ndeshjesh sot ndaj Leeds United në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolas doli e humbur me shifrat 1-2 ndaj asaj të Bielsas. Pas ndeshjes për mediet foli Guardiola, që nënvizoi faktin se skuadra e tij tregohet naive kur del në sulm.

“Në golin që i dhuruam, them se edhe nëse kemi qëndrueshmëri, ne tregohemi naivë për të provuar kundërsulmin. Nuk e kishim lojën nën kontroll, duke mos krijuar mundësi të mjaftueshme për sulmuesit, është pjesë e lojës.

Ata kanë pasur mundësi në 10 minutat e fundit dhe kanë qenë në gjendje t’i shfrytëzojnë ato dhe të shënojnë golin e fitores. Tani le të pushojmë pak sepse duhet të përgatitemi për ndeshjen me Borussia Dortmund në Champions. Për dy ditë duhet të vendosim si do luajmë”, tha ndër të tjera Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!