Guardiola i mahnitur nga rekordi i Haaland: Erling është i veçantë, ka bërë diçka të pabesueshme

schedule10:03 - 4 Maj, 2023

schedule 10:03 - 4 Maj, 2023

Manchester City u rikthye në vendin e parë në tabelë mbrëmjen e djeshme, teksa në “Etihad Stadium” mposhti “çekiçët” e West Ham me rezultatin e thellë 3 me 0, ku si zakonisht nuk kishte si të mungonte një gol nga këmbët e “vikingut”, Erling Haaland.

Mirëpo, goli i mbrëmshëm, mund të jetë padyshim një nga më të veçantët në karrierën e norvegjezit, me 22-vjeçarin që arriti kuotën e 35 golave në kampionat, duke thyer përfundimisht rekordin e Andy Cole e Alan Shearer, rekorde këto që nuk thyheshin prej 30 vitesh në Premier League.

Pas ndeshjes dhe arritjes së “makinerisë” së golave të Manchester City, disa fjalë për rekordin i tha dhe tekniku Pep Guardiola, i cili më në fund e pranoi publikisht se nëse nuk do të ishte për zëvendësimet e tij, Haaland mund ta kishte thyer rekordin shumë më parë.

“E pabesueshme. Ai është vetëm 22 vjeç dhe ka edhe pesë ndeshje të tjera. Sa herë e kam ndryshuar pas një tregolëshi në 60 minuta. Ndoshta Haaland do të kishte shënuar më shumë nëse nuk do të ishte për këto zëvendësime. Ose ndoshta do të lëndohej.

Holland është i veçantë, urime për të. Ne prisnim që ai të shënonte, por të thyente rekordin e Cole dhe Shearer ishte e paimagjinueshme. Jam i sigurt se ai dëshiron të fitojë Premier League”,- tha Guardiola për “robotin” norvegjez. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!