Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola: Haaland është një “makineri” golash, duam Championsin

schedule14:49 - 21 Prill, 2023

schedule 14:49 - 21 Prill, 2023

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për “La Gazzetta dello Sport” për Erling Haaland, protagonisti i vërtetë i sezonit anglez.

“Kur duhet, është gjithmonë ai. Një kërcënim. Po flasim për një lojtar që ka të ardhme përpara, do të mësojë si ta bëjë këtë, por është një makineri e pabesueshme shënimi. Atij i pëlqen të ndiejë presion.

Ai tregon përherë një personalitet të fortë. Lojtarët e ndiejnë shumë presionin e Champions League, por gjithmonë brenda tyre ekziston dëshira e madhe për ta fituar këtë kompeticion. Por që ta bëjmë këtë, duhet të mposhtim Real Madrid”, është shprehur Guardiola./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!