Guardiola: Haaland? Ai është i jashtëzakonshëm

schedule08:46 - 15 Mars, 2023

schedule 08:46 - 15 Mars, 2023

Manchester City “shpartalloi” mbrëmjen e djeshme Leipzig-un, dhe sigurisht kryefjala ishte Erling Haaland me 5 golat e tij të shënuar në një ndeshje.

Pas përfundimit të sfidës, Guardiola ka komentuar ndeshjen dhe ka prekur gjithashtu edhe performancën e bomberit norvegjez.

“Kishim një ndeshje të mrekullueshmë, ne ndryshuam diçka pas ndeshjes së parë. Pasi ndeshja u zhbllokua, gjithçka ishte më e lehtë. Haaland? Unë dua ta përfshij atë gjithnjë e më shumë në procesin e lojës, ai është këtu për të shënuar gola dhe ne e duam atë. Në këtë mënyrë, ju keni më shumë shanse për të shënuar nëse jeni më i përfshirë në procesin e lojës.

I njëjti rekord si Messi në Champions League? Po, e dija që Leo kishte shënuar pesë gola në një ndeshje. Haaland është fantastik, i ri dhe tani ai do të ketë një arsye më shumë për të kapërcyer këtë rekord. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, ai është fantastik, me shumë talent”, përfundoi Guardiola./ h.ll/abcnews.al