Manchester City humbi 2-0 ndaj Tottenham jashtë fushe ditën e sotme. Pep Guardiola rinovoi me “Cityzens” ditë më parë (deri në verën e vitit 2023) dhe priste një tjetër rezultat.
Gjithsesi, trajneri spanjoll e di mirë se skuadrat e Jose Mourinhos janë cinike dhe mund të godasin në çdo moment, diçka që e përsërit në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Mund të kishte shkuar më mirë për ne kjo sfidë, por në fund kthehemi në shtëpi të mposhtur. I krijuam rastet tona, por nuk ia dolëm të dërgonim topin në rrjetë.
Qarkullimi i topit nuk na shërbeu. Tottenham krijoi dy raste me kundërsulm dhe fitoi ndeshjen. Kështu janë skuadrat e Mourinhos, të godasin në kundërsulm nëse ti gabon“, deklaron Guardiola. /abcnews.al