Shumë po flitet për të ardhmen e Pep Guardiolës. Trajneri i Manchester City nuk e mohoi faktin që në të ardhmen mund të stërvisë në Serie A, teksa ekziston edhe mundësi e rikthimit te Bayern Munchen në fund të sezonit.
Kontrata me kampionët e Anglisë përfundon në vitin 2021 dhe rinovimi vështirë që të ndodhë. Familja nuk ndihet mirë në Manchester dhe po e shtyn Guardiolën që të rikthehet në Spanjë. Një koment për të ardhmen e trajnerit të njohur ka dhënë agjenti i tij. Josep Maria Orobitg thekson për Goal se trajneri ndihet mirë te “Cityzens”.
“Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Fola me Pep të mërkurën e kaluar dhe asgjë nuk ka asnjë ndryshim. Ai ndihet mirë te Manchester City dhe po ashtu edhe në qytet. Ka kontratë deri në vitin 2021. Askush përveç shtypit nuk më ka kontaktuar mua dhe trajnerin“, përfundon agjenti i Guardiolës. /abcnews.al