Manchester City luan sonte kundër Wolves në transfertë, ndërsa Pep Guardiola është ndalur te situata e Sergio Agueros. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë i historisë së “Cityzens” me 244 golat e shënuar prej verës së vitit 2011, moment kur u ble nga Atletico Madrid.
Kontrata me kampionët e Anglisë i përfundon në vitin 2021, teksa trajneri spanjoll shpreson që ai të vazhdojë sa më gjatë me Cityn. Guardiola nuk i kursen elozhet për 31-vjeçarin dhe ka mbetur i mahnitur nga disa cilësi humane të Agueros.
“Kun mund të vazhdojë të qëndrojë këtu, por gjithçka varet nga gjendja fizike dhe dëshira e tij. Zëvendësimi i tij do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Manchester City në merkato, ai është i pazëvendësueshëm. Nuk kam parë kurrë një yll të madh si ai që të jetë kaq i përulur dhe kaq zbavitës“, thekson trajneri i ekipit anglez. /abcnews.al
