Manchester City arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Ligës mbrëmjen e djeshme, teksa mundi pastër 0-2 rivalët e qytetit, Manchester United.
Pas ndeshjes trajneri Guardiola kishte elozhe për të gjithë lojtarët e tij, por veçanërisht për Ruben Dias, mbrojtësin e ardhur në verë nga Benfica për plot 68 milionë euro, por që po bën shumë mirë dhe po tregon se mund të udhëheqë difensivën e skuadrës së Guardiolës.
Pep u shpreh se Diaz është një lojtar, që mendon vetëm për futbollin dhe përgëzon klubin, që i ka sjellë një futbollist të tillë.
Ruben jeton 24 orë me futbollin dhe po na jep diçka të veçantë. E uroj klubin që ka sjellë një lojtar të tillë këtu sepse ai do të jetë shumë i rëndësishëm për shumë vite këtu”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al