Guardiola: Courtois ishte perfekt, Real Madrid është i frikshëm në Champions

23:35 | 26/02/202023:350

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur menjëherë pas fitores 1-2 kundër Real Madrid, ndeshje të cilën të besuarit e tij e fituan me përmbysje. Guardiola pranoi se asgjë nuk ka mbaruar dhe nëse ka një skuadër që arrin përmbysje të mëdha në Champions League, është pikërisht Real Madrid.

“Nëse ka një skuadër që mund të përmbysë rezultatin në Champions League, është Real Madrid. Courtois ishte perfekt, por gjithsesi ne ia dolëm të shënonim 2 gola, që është diçka shumë pozitive. Nuk mund të pretendonim të dominonim për 90 minuta në Bernabeu, këtu çdo skuadër ka periudha që vuan.

Zëvendësimet? Gjeni sepse fituam, në të kundër do më masakronin. Kështu është futbolli, edhe Zidane bëri ndryshimet e veta”, tha shkurtimisht strategu spanjoll i “Qytetarëve”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono