Guardiola bën premtimin pas humbjes ndaj Aston Villa: Nëse përsërisim tripletën, tërhiqem përfundimisht

schedule18:01 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 18:01 - 7 Dhjetor, 2023

Sezonin e kaluar fituan gjithçka, mirëpo këtë sezon nuk po arrijnë të fitojnë dot ndaj askujt. “Qytetarët” e Manchester City janë zhgënjyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, që sapo lamë pas, teksa në “Villa Park” janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga vendasit e Aston Villa, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku Pep Guardiola vlerësoi kundërshtarët, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e “Qytetarëve”, teksa theksoi se në rast përsëritje të tirpletës do të tërhiqet përfundimisht nga drejtimi i skuadrave. .

“Aston Villa ishte skuadra më e mirë në fushë. Ata zhvilluan një ndeshje fantastike dhe e merituan fitoren. Nëse fitojmë sërish tripletën si sezonin e kaluar, unë tërhiqem përfundimisht. Është e sigurt kjo që po ju them”, u shpreh tekniku “katalanas”. /i.m /abcnews.al