Guardiola bën gati “planin” për “tripletën”: Fillimisht e ka radhën Manchester United, më pas Inter

schedule10:26 - 28 Maj, 2023

schedule 10:26 - 28 Maj, 2023

Pas sigurimit të trofeut të Premier League, i 5-ti në 6 sezonet e fundit, tashmë “qytetarët” e Manchester City presin vetëm finale e FA Cup ndaj Manchester United dhe finalen e madhe të UEFA Champions League, ndaj “zikaltërve” të Inter.

E teksa gjithçka duket si shumë “e lodhshme” në pamje të parë, tekniku spanjoll, Pep Guardiola duket se ka planin për të mundur fillimisht “djajtë” e më pas të fitojë “veshëllapushen” aq shumë të pritur nga tifozët e Manchester City dhe detajet e këtij “plani”, Guardiola i ka ndarë dhe me mediat teksa thotë se “çelësi” i suksesit është pushimi.

“Nga eksperienca që unë kam, mënyra më e mirë për të përgatitur një finale është të çlodhesh sa më shumë të jetë e mundur. Edhe fizioterapistët e kuzhinierët tanë kanë nevojë për pushim, ka qenë një periudhë shumë stresuese. Ju kam thënë të gjithëve të kalojnë sa më shumë kohë me familjen, të luajnë golf dhe të bëjnë çfarë të duan.

Duhet pak stërvitje dhe pastaj në fushë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë rrugëtimit. Unë do të qëndroj me familjen time, do të shkoj në restorante të mira, edhe pse nuk do ta harroj futbollin. Tani është koha për t’u relaksuar në aspektin psikologjik dhe në këtë formë, do të jemi në formë për të praktikuar futbollin më të mirë të mundshëm.

I kam unë planet për Manchester United dhe Inter, duhen parë edhe kushtet e secilit futbollist. Kush do të jetë më në formë, e kam ndjekur United dhe më ka impresionuar. Fillimisht do të mendojmë për ndeshjen kundër tyre dhe më pas për Inter. Kam studiuar edhe “zikaltërit”, por United është i pari në rradhë.

“Tripleta” e titujve? Lojtarët e dinë shumë mirë në çfarë pozicioni jemi dhe një mundësi të tillë nuk mund ta kemi çdo sezon”,- u shpreh tekiniku Guardiola, i cili mesa duket është “i vendosur” për fituar gjithçka në këtë fund sezoni. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!