Guardiola alarmon “Qytetarët”, zbulohet klauzola shqetësuese

schedule08:54 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 08:54 - 13 Dhjetor, 2019

Pep Guardiola pranoi ofertën e Manchester City në verën e vitit 2016, pas një eksperiencë në Gjermani me Bayern Munich. Spanjolli ia ka dalë të fitojë titullin kampion në Premier League me “Qytetarët”, por suksesi në Europë ka munguar.

Shpenzimet e sheikëve kanë qenë të shumta, por Pep mbetet një nga trajnerët më të mirë dhe normalisht ata nuk duan ta lëshojnë. Gjithsesi nuk është më në dorën e tyre diçka e tillë, pasi është zbuluar së fundmi një klauzolë në kontratën e tij.

The Times shkruan se në kontratën e spanjollit me City-n, një pikë e saj i jep mundësinë trajnerit të largohet në fund të sezonit. Pep duhet të mendohet mirë dhe t’ia komunikojë klubit se çfarë do të bëjë, në mënyrë që ata të marrin masat dhe të gjejnë një trajner tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!