VLORË- 992 kg marijuanë janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë pesë persona.
Burime për ABC bëjnë të ditur se operacioni për kapjen e drogës është zhvilluar nga njësia italiane Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.
Operacioni në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.
Tre skafistë e kanë shkëmbyer sasinë e marijuanës në det, ndërsa kanë lëvizur me një skaf dhe e kanë ngarkuar marijuanën në një velierë e cila po i priste në det.
Sapo është kryer shkëmbimi, ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.
/abcnews.al/