Një gomone u pikas nga policia shqiptare pasditen e sotme në afërsi të Karaburunit. Megjithëse u është bërë thirrje nga forcat detare për të ndaluar, tre skafistët vazhduan lundrimin në det. Në ndjekje të gomones u vunë tre mjete lundruese të policisë kufitare, Delta Forcë, anija Oriku dhe helikopteri i FA. Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones pasi dyshohet se është fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga Guardia di Finanza. Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA, në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do të merrte lëndën narkotike në Sazan për ta trafikuar drejt Italisë. Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit policia ka gjetur 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako./abcnews.al
Guardia di Finanza në ndjekje të gomones shqiptare
schedule19:55 - 5 Janar, 2018
schedule 19:55 - 5 Janar, 2018