Guardia Di Financa: Këtë vit u konstatuan nga ajri 90 parcela me kanabis

schedule14:57 - 3 Nëntor, 2017

schedule 14:57 - 3 Nëntor, 2017

Guardia di Finanza prezantoi sot në Tiranë raportin vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”. Sipas raportit, këtë vit është monitoruar nga avionët italianë një territor shumë më i madh se në 2016-ën, por është konstatuar një sipërfaqe mjaft më e vogël e kultivuar me kanabis.

Nga shifrat e publikuara ne raportin e Guardia di Finanza, pas monitorimit nga ajri te siperfaqeve te mbjella me kanabis ne shqiperi, vijet re nje renie drastike e kultivimit te bimes narkotike kete vit, krahasuar me 2016. Keshtu ne raport  thuhet se janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë konstatuar 88 parcela të mbjella nga 2086 të një viti më parë.

 Stefano Skrepanti, shef i repartit të 3-të të D.D.F.: “Sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë rreth 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë. Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 844 rrënjë kanabisi nga 753 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 53 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë”, thuhet në raportin e Guardia di Finanza.

Por komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, ngriti alarmin se në brigjet italiane gjatë vitit 2017 ishin se sekuestruar 33 ton kanabis, ose  116% se një vit më parë

Giorgio Toschi, komandanti i përgjithshëm Guardia Di Finanza: “Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë.

Numrin një të policisë Shtetit, theksoi se, do të jetë një luftë e përhershme të uniformave blu, ndërmjet krimimit të organizuar dhe kultivuesve të lëndëve narkotike.

Siperfaqja e monitoruar nga avionët e GDF këtë vit mbi Shqipëri përbën 23,77% të gjithë territorit shqiptar, duke përjashtyuar rrugët, zonat urbane, ujore e të tjera ku është i pamundur kultivimi i kanabisit.

 

https://youtu.be/1pZIBATQKGI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!